Telegrafi

Mbi 40 milionë aborte në vit në të gjithë botën

Në përgjithësi, përdorimi i metodave të planifikimit familjar ka rënë, krahasuar me vitin 2002, nga 75 % e raportuar në Studimin e Shëndetit Riprodhues, në 69 %, të raportuar në Studimin Demografik dhe Shëndetësor (2008-2009). Bazuar në studime, përqindja e grave aktualisht të martuara të moshës 15-44 vjeç, që janë duke përdorur metoda moderne është rritur nga 8, në 11 %, ndërsa rezultatet e Studimit Demografik dhe Shëndetësor tregojnë ulje në përdorimin e metodave tradicionale.

Megjithatë, ka edhe shumë prej atyre që janë kundër përdorimit të këtyre metodave, sipas të cilëve synohet ulja e popullsisë në shumë vende, ndërkohë që në vende të mëdha si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Greqi, etj, nuk bëhen fushata të tilla për shkak të plakjes së popullsisë.

Në Shqipëri, sektori publik ofron shërbime të Planifikimit Familjar në 429 konsultore të gruas, maternitete dhe qendra shëndetësore në nivel komune. Metodat kontraceptive që ofrohen falas në Shqipëri janë; lidhja e tubave, prezervativi mashkullor, pilula, DIU dhe injeksioni, ndërsa kondomi mbetet i vetmi mjet kontraceptiv mbrojtës nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS dhe shtatzënitë e padëshiruara. /GazetaStart/