Telegrafi

Mbi 40 mijë vdekje nga coronavirusi në SHBA, dhe me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në botë

Nju Jokru është zona e kuqe e shpërthimit të COVID-19 në SHBA dhe ky shtet përqendron numrin më të madh të viktimave, me 13.869. Numri i përgjithshëm i infeksioneve, ndërkohë, tejkaloi 740,000.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga coronavirusi u rrit në më shumë se 40,000, numri më i lartë në botë dhe pothuajse dyfishi i vdekjeve të vendit tjetër me më shumë vdekje, Italia, transmeton Telegrafi.

Sipas bilancit të realizuar nga Universiteti Johns Hopkins, numri i vdekjeve në të gjithë vendin ishte 40.585, pothuajse gjysma e tyre në shtetin e Nju Jorkut. Numri i infeksioneve, ndërkohë, tejkaloi 740,000.

Vendi ka deri tani numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me coronavirus në botë, me më shumë se 744,000 infeksione. /Telegrafi/