Gjatë 64 viteve të fundit, çdo të mërkure të fundit të muajit gusht, hedhja e njerëzve me njëri-tjetrin me domate është gjë e rëndomtë në qytezën në lindje të Spanjës, derisa në betejë marrin pjesë edhe turistët e shumë vendeve të botës si Japonia, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania.
Pjesëmarrësit e Tomatinas së sivjetme kanë pasur në dispozicion 100 tonë të domateve të pjekura të cilët me kamionë janë sjellë deri në sheshin kryesor të qytezës.
Gjatë betejës e cila ka zgjatur rreth një orë, nëpër rrugët e Bunolit ka vërshuar lëngu i domateve. Më pas, pjesëmarrësit janë pastruar në lumin e afërm, përderisa autoritetet lokale për këtë qëllim kishin vendosur edhe qindra dushe publike.
Më pas qyteza për më pak se gjysmë orë është pastruar, derisa në të kanë ndihmuar edhe banorët e saj. Për dallim nga vitet e mëhershme, raportohet se këtë vit nuk është lënduar asnjë pjesëmarrës.