Site icon Telegrafi

Mbi 35 mijë euro kursime, kaq pasuri zotëron kryetari i Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Agim Aliu ka deklaruar se ka disa hektarë arë, disa hektarë tokë, disa hektarë pyll, një shtëpi dhe një banesë, transmeton Telegrafi.

Disa nga pasuritë e paluajtshme janë në pronësi të tij dhe bashkëshortes së tij.

I pari i Ferizajt ka edhe një veturë e cila kushton rreth 4 mijë euro, ndërsa ka deklaruar edhe veturën e bashkëshortes së tij, e cila kushton mbi 6 mijë euro.

 

 

 

Kryetari i Ferizajt ka edhe mbi 35 mijë euro kursime në institucione financiare.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Agim Aliut mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Telegrafi/

Exit mobile version