Site icon Telegrafi

Mbi 3000 veta morën pjesë në ‘flash mob’

Më shumë se 3.000 veta morën pjesë në “MP3 Experiment Seven” në organizimin e grupit “Improve Everywhere” kur në të njëjtën kohë në disa dyqane të ndryshme në Manhattan në New York lëshuan iPodet dhe telefonat mobil një MP3, dokument i cili përmbante udhëzimet se çfarë duhet bërë.

Gjatë pjesës së parë të kësaj ngjarje ‘flash mob’ palosi bluzat, vallëzoi lehtë dhe në fund qëndroi si i ngrirë në rrugët e New Yorkut, ndërsa më pas u nis drejt Park Bryant në të cilin filloi pjesa në formë të festës së ditëlindjes. Në park pjesëmarrësit e ‘flash mob’ mbajtën të ashtuquajturin vallëzim i mumieve të mbështjellë me letra tualeti.

Nuk ia vlen të komentojmë më shumë shikojeni vetë me sytë tuaj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version