Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx Kosova, ka komunikuar rekordin e ri të vizitueshmërisë.
Kinemaja më e sofistikuar në vend e cila gjendet në Albi Mall, bëri bujë në vitin e parë të hapjes.
Megjithatë, viti 2018 ishte vit i rekordeve për Cineplexx.
Në faqen zyrtare të Cinepplex është konfirmuar me anë të një falënderimi se 335 mijë e 385 vizitorë ishin në Cineplexx gjatë vitit 2018.
Ky është një numër i jashtëzakonshëm dhe një rekord, që edhe një herë tregon dashurinë që ka publiku në Kosovë për filmat.
Cineplexx është absolutisht kinemaja numër një në vend e rajon, duke sjellë premierat e fundit filmike në gjashtë salla me zërim special e ekranë gjigantë që ofrojnë një eksperiencë të hatashme të shikimit të filmave. /Telegrafi/