Telegrafi

Mbi 300 drerë kanë mbetur të ngordhur, pasi janë qëlluar nga një rrufe e vetme (Foto)

Më se 300 drerë kanë mbetur të ngordhur, pasi janë qëlluar nga vetëtima, teksa po kullosnin në një pjesë malore që ndodhet në qendër të Norvegjisë.

Agjencia e Ambientit të Norvegjisë, i ka publikuar fotografitë ku shihen trupat e shpërndarë të kafshëve në rrafshnaltën Hardangervidda, transmeton Telegrafi.

Mbytjen e 232 kafshëve në mesin e të cilëve 70 të vegjël, ekspertët e botës së egër e kanë quajtur si tragjedi të pazakontë natyrore.

Sipas të gjitha gjasave, drerët janë mbytur nga një rrufe e vetme e cila i ka qëlluar gjatë një dite me shi dhe stuhi.

Meqenëse këto kafshë rrinë shumë afër me njëri-tjetrin gjatë motit të keq, ka mjaftuar që vetëtima me energji të lartë të shpërndahet shpejtë dhe t’i mbytë të gjithë njëherësh.

Ndryshe, në vitin 2015 janë mbytur 50 lopë në një fermë në Australi, pasi janë qëlluar nga rrufeja.

Ky rast i ndodhur në Norvegji, po besohet të jetë vrasja më masive e kafshëve nga rrufeja që ka ndodhur ndonjëherë. /Telegrafi/