Alpinistë të shoqatave të ndryshme të Maqedonisë morën pjesë në në aksionin malor më masovik, për t’u ngjitur në majën e maleve të Osogovës, Ruen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti tradicional për ‘pushtimin’ e majës me lartësi 2251 metër lartësi mbidetare, ndërkaq mbi 300 alpinistë nga e tërë Maqedonia u organizuan për këtë akcion.
Ata u nisën nga miniera e Toranicës. Ekspedita në fjalë është pjesë e kalendarit të Federatës së Alpinistëve të Maqedonisë (FAM).
Gjatë këtij dimir do të bëhet shënimi dimëror i korsive, ku parashihet vendosja e 26 shtyllave metalike me lartësi deri tre metër në shtegun Kamen – Maja e mbretit./Telegrafi/