Site icon Telegrafi

Mbi 30 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Ergim Syla, janë katër të dënuarit në shkallë të parë për terrorizëm, të cilëve Gjykata Themelore e Prishtinës iu shqiptoi mbi 30 vite burgim.

Ata ishin shpallur fajtor më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa të martën u dha verdikti për dënimin ndaj tyre.

Lexo po ashtu Të dënuarit për terrorizëm, Prokuroria kërkon dënim maksimal

Ardian Gjuraj u dënua me 9 vite burgim, ndërsa në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Mentor Bellaqa u dënua me 6 vite e 6 muaj dhe po ashtu, në dënim me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Ergim Syla u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim dhe në dënim me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Kurse, Nuhredin Skenderi u shpall fajtor për financim dhe lehtësim të terrorizmit, vepër për të cilën u dënua me 8 vite e 6 muaj burgim. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 10.10.2021 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Skenderi është dënuar edhe me gjobë në shumë prej pesë mijë euro, të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, urdhërohet shkatërrimi i armëve të konfiskuara të përdorura në kryerjen e veprës penale (meqë janë pasuri që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit)”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version