Si pasojë e eksplodimit të një veture bombë në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit Mogadishu në Somali, kanë mbetur të vdekur 70 persona, disa prej të cilëve ishin fëmijë.
Ka mundësi që numri i të vdekurve të rritet, pasi edhe 60 të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të konsiderueshme, teksa rreth 90 të pranishëm pësuan lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.
Kë është një prej sulmeve, që konsiderohet se është më i mëdhi që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë regjion, që është mjaft i goditur prej veturave me bomba.
Mes të plagosurve, ka pasur edhe shumë studentë që po shkonin të ndiqnin ligjëratat e mëngjesit, derisa kishte edhe disa turistë që sapo kishin arritur.
Forcat policore e kanë rrethuar zonën, nga frika se mund të ndodhë edhe ndonjë shpërthim tjetër, ndërsa kryerësit e shpërthimit ende mbesin të panjohur dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi, por besohet se sulmi është kryer nga Al Shabab, fraksion i Al Kaidës i njohur për sulme të ngjashme.
Imazhet rrëqethëse që janë shpërndarë, i shfaqin të lënduarit që ndihmohen nga të pranishmit, shkaku i shpërthimit të papritur ne qendrën e kryeqytetit. /Telegrafi/