Telegrafi

Mbi 30 milionë telefona me NFC

Sipas firmës së hulumtimeve, Berg Insight, më shumë se 30 milionë telefona të mençur mobil me NFC të integruar janë shpërndarë në tërë botën, një rritje kjo dramatike prej vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Google e ka lëshuar shërbimin e saj të ri për pagesa, Google Wallet, ndërsa tani pritet që një gjë të tillë ta bëjë edhe Apple në versionin e ri të iPhone. / Telegrafi /