Gjatë katër muajve të parë të 2019 me tragetet e linjës Sarandë-Korfuz dhe me anije turistike si dhe kroçera kanë në hyrë në portin e Sarandës 30,348 udhëtarë.
Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha, tha për ATSH-në se “numri i udhëtarëve të huaj ka qenë 11,985, ndërsa i atyre shqiptarë arrin në 18,363”.
“Gjatë muajve janar-prill kemi trefishim të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku në portin e Sarandës kanë mbërritur 15,036 udhëtarë”, theksoi Statha.
Sipas saj, në katër muajt e parë të 2019 kanë dalë nga porti Sarandës 12,710 udhëtarë, ndërsa në 2018 kanë dalë 6,470.
Drejtoresha Statha bën të ditur gjithashtu se po gjatë kësaj periudhe janë trefishuar të ardhurat, në 2019 kanë qenë 12,879,000 lekë, ndërsa në 2018 kanë qenë 4,534,000 lekë.
Saranda ndodhet në gjirin e detit Jon dhe konsiderohet si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare. /KP/Telegrafi/