Qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë janë veshur me të bardha dhe kanë shijuar në maksimum ushqimin para pallatit, ku është shënuar 30-vjetori i “darkës së parë në të bardha”.
Lokacioni i darkës ka qenë misterioz për pjesëmarrësit deri në momentet e fundit, kur edhe pranuan mesazhet telefonike me detajet, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit ishin mbledhur në zonat e gjelbëruara me pamje kah ndërtesa me kupolën e artë, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës dhe figurave tjera të Francës.
Ata kishin vënë tavolinat dhe mbulesat e bardha, kurse kanë pirë shampanjë dhe verë. Organizatorët kanë njoftuar se në darkë kishin pritur mbi 30 mijë pjesëmarrës, një pjesë e të cilëve kishin ardhur nga vende tjera.
“Darka në të bardha” për herë të parë është mbajtur në Paris në vitin 1988. /Telegrafi/