Site icon Telegrafi

Mbi 30 mijë amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi në 13 ditët e para të dhjetorit

Më shumë se 30 mijë njerëz kanë vdekur në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 në 13 ditët e para të dhjetorit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Një total prej 30,102 kanë vdekur këtë muaj dhe një total prej 298,147 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, treguan të dhënat, transmeton cnn.

SHBA-ja ka parë më parë më shumë se 30 mijë vdekje në muajt Nëntor, Maj dhe Prill.

Sipas universitetit kanë qenë gjithsej 16,105,795 raste me COVID-19 në shtetin amerikan.

Ndryshe, SHBA-ja gjatë ditës së nesërme do të fillojë vaksinimin e pacientëve me vaksina të Pfizer/BioNTech. /Telegrafi/

Exit mobile version