Hapjen e këtij panairi,që organizohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me DKBZHR dhe subjekte tjera, e ku merrnin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Europian, USAID-i, zyrtar komunalë të Vushtrrisë e të Mitrovicës, e bëri kryetari Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.
“Ky panair jep mundësi të mirë që bizneset të shkëmbejnë përvoja dhe të promovojnë produktet e tyre dhe njëkohësisht të përdoret edhe koha kur edhe diaspora është prezentë. Synim yni është që produktet tona të gjejnë plasman edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë Mulaku në hapjen e këtij panairi.
Produktet e ekspozuar nga prodhuesit vendor kanë zgjuar kërshërinë e qytetarëve që në hapje. /Telegrafi/