Site icon Telegrafi

Mbi 3 mijë të varur nga droga në veriun e Kosovës

Të dhënat janë publikuar nga Shoqata e të rinjve “Jazasa” me seli në Mitrovicë. Sipas informacioneve të kësaj shoqate, përdoruesit e drogës janë nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Sanja Lazareviq nga “Jazasa” deklaroi se të dhënat për këtë situatë të krijuar vijnë nga Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut si dhe Qendra Shëndetësore e Mitrovicës.

“Numri më i madh i përdoruesve është në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi që pjesa më e madhe e rinisë serbe nga pjesët e tjera të Kosovës janë koncentruar në këtë qytet.

Në mesin e përdoruesve janë edhe fëmijë të moshave 13 dhe 14 vjeç, të cilët janë në fazën e parë të përdorimit të marihuanës, e cila mund të blihet në çdo cep të Mitrovicës”, ka theksuar Lazareviq, duke shtuar se një numër i madh edhe i studentëve janë konsumues të drogës.

Ndërsa EULEX ka nisur një fushatë kundër konsumimit të drogës në pjesën veriore të Kosovës./INA//Telegrafi./
 

Exit mobile version