Telegrafi

Mbi 27 mijë qytetarë të Kalifornisë ikin me veturat e tyre nga zjarri që ka kapluar këtë vend (Video)

Banorët e kapluar nga frika po lëviznin me veturat e tyre në një zonë malore në Kaliforni që ishte mbuluar e tëra nga flaka.

Të paktën shtatë persona kishin ngecur brenda veturave derisa po mundoheshin të ikin nga qyteti Paradise, ku rruga me katër korsi ishte mbushur me mbi 27 mijë qytetarë që po iknin nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Kolonat dhjetëra kilometërshe janë filmuar në rrugët e Kalifornisë, ku qytetarët ishin paketuar për t’i shpëtuar vdekjes, kurse autorja e videos së publikuar më poshtë dëgjohet duke qarë, derisa në prapavijë edhe foshnja e saj nuk mund të ndalej duke qarë.

Nichole Jolly, 34-vjeçe, infermiere në spitalin e qytetit Paradise, ishte nisur me veturë drejt një zonë më të sigurt kur u godit nga pas nga një veturë tjetër që po mundohej të ikte. /Telegrafi/