Italia regjistroi sot 26 062 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat ishin 317, në rënie në krahasim me një ditë më parë që ishin 380.
Aktualisht, rastet pozitive janë 520 061 (+10 744 krahasuar me dje), të shëruarit 2 579 896 (+ 14 970) dhe në izolimin e shtëpisë ka 492 926 persona (+10 179).
Shkalla e pozitivitetit është 6,98 %, nga një ditë më parë që ishte 7,2%.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 270 pranime në kujdesin intensiv për Covid-19.
Bilanci ditor midis hyrjeve dhe daljeve është 68 pacientë më shumë. Në total, tani ka 2 982 pacientë në kujdesin intensiv.
Në repartet e zakonshme (pneumatologji dhe sëmundje infektive) pacientët u rritën me 497 njësi, të krahasuar me dje, duke e çuar totalin e tyre në 24 153.
Rastet totale që nga fillimi i epidemisë kanë arritur në 3 201 838, kurse vdekjet në 101 881.