Telegrafi

Mbi 2,500 kërkesa për azil në Shqipëri gjatë vitit 2021, pjesa dërrmuese nga Afganistani

Mbi 2,500 shtetas të huaj kanë kërkuar azil në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Shifra është publikuar nga Instituti i Statistikave, bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve rezulton se 2,498 azilkërkues janë nga Afganistani dhe 19 azilkërkues nga Siria. Të dhënat e detajuara tregojnë se piku i aplikimeve për azil ka qenë në muajt shtator-nëntor. Kjo si pasojë e situatës politike në Afganistan.

INSTAT raporton se gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 4 i përkasin shtetasve nga Afganistani dhe 3 nga Siria. /Telegrafi/