Telegrafi

Mbi 25 orë në ujë, 35-vjeçarja shqiptare vazhdon notin nga Otranto drejt Vlorës

Eva Buzo, 35-vjeçarja shqiptare që jeton në Australi, vazhdon të notojë drejt brigjeve të Shqipërisë prej më shumë se 25 orësh, raporton Telegrafi Shqipëri.

E nisur dje në orën shtatë të mëngjesit nga Otranto në Itali për të mbërritur në Vlorë, ajo tashmë ndodhet në det të hapur në afërsi të ujërave territoriale të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Me not nga Otranto e Italisë drejt Vlorës, 35-vjeçarja shqiptare nis sfidën

Vendndodhjen e shqiptares së guximshme e kanë zbuluar familjarët përmes një sistemi ku ajo mund të shihet në kohë reale.

Nisma e 35-vjeçares për të promovuar Shqipërinë turistike ka tërhequr vëmendjen e mediave në Shqipëri dhe Itali.

Ajo pritet të përmbyll misionin e saj në Vlorë në të paktën 30 orë nga nisja.

Nismën e Eva Buzos e ka mbështetur edhe kryeministri Edi Rama i cili i ka dedikuar një postim në Facebook. /Telegrafi/