Site icon Telegrafi

Mbi 25 milionë amerikanë tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 25 milionë amerikanë deri më tani kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ku zyrtarë  të zgjedhjeve kanë bërë të ditur se është rritur kërkesa për votim me postë në kohën e pandemisë së coronavirusit, shkruan Independent.

Është raportuar se të paktën 25 milionë fletëvotime janë regjistruar në disa shtete, duke tejkaluar kështu numrin e zgjedhjeve të vitit 2016, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 100 mijë votues me postë janë regjistruar çdo ditë gjatë kësaj jave në Teksas, që është një nga shtetet më të mëdha në SHBA.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në shtetet tjera amerikane, ku mijëra qytetarë kanë votuar me postë për të preferuarin e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version