Përfshi ditën e djeshme, janë blerë gjithsej 25 mijë ton duhan me një vlerë mesatare prej 196.82 kilogram nga korrja e vitit 2016. Deri tani është paguar rreth 98% e duhanit, respektivisht afër 5 miliard denarë, prcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto të dhëna u bënë publike nga Inspektoriati shtetëror për bujqësi, Cvetan Tripunovski. Ai bëri të ditur se nga dhjetë firma, vetëm ajo e Strumicës nuk i ka plotësuar kushtet për blerje të duhanit, prandaj në marrëveshje me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujra, sasinë e duhanit nga kjo kompani e kanë marrë kompanitë tjera./Telegrafi/