Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 25.407.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,403.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.
Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe, një ditë më parë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti0COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.
Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.
Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.
Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit. /Telegrafi/
/Telegrafi/