Telegrafi

Mbi 200 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1”

Vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar me sukses edhe një aksion, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017.

Vullnetarë nga “Let’s Do It Kosova” përfunduan me sukses aksionin për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Ky aksion ishte nisur me iniciativë të banores së kësaj lagjeje, Vjoza Abazi, thuhet në njoftim.

Aksioni, i cili nisi nga rrethrrotullimi te Rruga B, u mbështet edhe nga “Kaëa Group” të cilët kontribuuan në organizim, ndërsa ndërmarrjet “Niti-N” dhe KRM “Pastrimi” kanë bërë bartjen e mbi 200 thasëve mbeturina, të grumbulluara nga vullnetarë të Let’s Do It Kosova.

Në këtë aksion, pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ndërsa jemi të indinjuar nga pjesëmarrja e banorëve.

Pavarësisht thirrjes që iu bë nga “Let’s Do It Kosova”, vetëm tre banorë i janë bashkuar aksionin, për largimin e mbeturinave nga përroska që gjendet në Lagjen “Mati 1”, e cila kundërmon rëndë. /Telegrafi/