Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) bën të ditur se mbi 220 të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk kanë patur sigurim shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPP bën të ditur se tashmë janë njoftuar organet përgjegjëse për këto raste dhe këkrojnë nga MPB-ja që të deklarohen për këtë çështje.
Kryetari i SPP-së, Goce Dellçev, tha në konferencë shtypi se pret që të realizohet një takim me ministrin e MPB-së, ose së paku të ketë një bisedë telefonike me të, për të diskutuar për këtë situatë./Telegrafi/