Kampusi i ri i shumëpërfolur i American School of Kosova, i nisur një vit më parë, po i afrohet përfundimit. Angazhimi i mbi 200 punëtorëve pritet të përfundojë në kohë, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për ditën e parë të shkollës, më 10 shtator.
Vetëm edhe 5 ditë kanë mbetur deri në realizimin e synimit të kahmotshëm. Viti i 16-të do të mirëpresë komunitetin e ASK-së në një ambient tërësisht tjetër, që padyshim do të jetë një ndër më inovativët në Ballkan. E tërë kjo, falë ekipit udhëheqës së American School of Kosova dhe prindërve, vizionit dhe dedikimit të pakusht të tyre.
Hapësirat e mëdha dhe ambientet ndërvepruese nxisin të menduarit kritik dhe kreativ për çka American School of Kosova ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e përkushtuar të ndërmarrë nisma inovative në vend.
Prandaj, 10 shtatori do të jetë një tjetër arritje në historinë 15 vjeçare të American School of Kosova si dhe e tërë Kosovës.
‘Së bashku jemi duke edukuar liderët e së nesërmes për një të ardhme më të mirë!’