Në të gjithë territorin e Maqedonisë mbi 98 mijë persona në mënyrë aktive kërkojnë punë, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë për Punësim. Nga ana tjetër, web-faqja e po kësaj agjencie tregon se janë rreth 6 mijë vende të lira të punës.
Në Agjencinë për Punësim për momentin janë disa shpallje të hapura nëpërmjet të cilave kompanitë vendase kërkojnë kuadro për angazhim në rreth gjashtë mijë vende pune të lira, informon Koha.
Kërkohen punëtorë të profileve të ndryshme, me grada të ndryshme të arsimit, profesionit, përvojës, veprimtarive…nga ana e kompanive që gravitojnë në tërë territorin republikan.
Kërkohen drejtorë, udhëheqës tregtarë, menaxhues, komercialistë, shoferë, motra medicinale, punëtorë të përgjithshëm, shitës, inxhinierë, punëtorë deposh, ekonomist, stazhit avokature dhe të ngjashëm.
Gjithë këto konkurse janë publike dhe mund ti shohin të gjithë të interesuarit në web-faqen e Agjencisë për Punësime: www.avrm.gov.mk.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë në Maqedoni, në tre mujorin e parë të vitit 2018 popullata aktive në Republikën e Maqedonisë ishte 956.640 persona, 749.892 nga të cilët janë të punësuar ndërsa 206 748 pa punë.
Paga mesatare neto për muajin maj ishte 24.509 denarë.