Telegrafi

Mbi 200 gurëthyes, shkatërrojnë Kosovën

Shkatërrimi i ambientit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Brenda vitit shumë kodra, zona malore, po shkatërrohen. Disa operatorë shihen edhe në hapësirën e Drenasit, jo larg magjistrales Pejë-Prishtinë, të cilët shembin bjeshkë.

E njëjta situatë është edhe në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër liqenit të Badovcit, si dhe në hyrje të Gjilanit, ku bjeshkët që kanë qenë para 10 vjetëve thuajse me nuk ekzistojnë.

Kjo gjendje e rëndë ambientale është si pasojë e plot 184 gurthyesve të licencuar të cilët po e degradojnë ambientin në Kosovë. Alarmuese situata është kur t’i shtohen edhe 35 gurthyes, të cilët llogariten se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, shkruan Zëri.

E vështirë për t’i ndaluar nga degradimi i natyrës dhe ambientit, po del të jetë për Ministrinë e Ambientit, pasi që këta gurthyes janë të lidhur fort me njerëzit e politikës. /Telegrafi/