Mbi 200 fëmijë kanë mbetur të mbyllur gati një orë në kopshtin “Shtrkçe” në Aerodrom të Shkupit për shkak të vizitës së zyrtarëve qeveritar në hapësirat e sapohapur. Përderisa zyrtarët ecnin nëpër ambientet para kamerave, prindërit e fëmijëve mbetën jashtë për të pritur fëmijët në të ftohtë. Ata tregojnë se sigurimi nuk i ka lejuar të futen brenda për shkak të vizitës së “personaliteteve”, njoftoi 24Vesti.
Në një vizitë në objektin e sapohapur mori pjesë një delegacion nga Qeveria, i kryesuar nga kryeministri Emil Dimitriev, nga Komuna e Aerodromit, të kryesuar nga kryetari i komunës Ivica Koneski, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, si dhe anëtarë dhe zyrtarë të OBRM-PDUKM-së.
Pjesa e re e kopshtit ka kushtuar gati 407 mijë euro, dhe vizita e delegacionit ka zgjatur rreth një orë. /Telegrafi/