Telegrafi

Mbi 20 parti parlamentare dhe jashtë parlamentare janë kundër zgjedhjeve të 5 qershorit

Liderët e partive parlamentare dhe jashtë parlamentare porosisin se nuk mund të ketë zgjedhje të drejta dhe të besueshme përderisa në pushtet nuk vjen sundimi i ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo porosi vjen nga debati i sotëm, ”Pluralizmi dhe kriza politike” që u organizua nga organizata joqeveritare ”Civil”, ku morën pjesë liderë të mbi 20 partive parlamentare, jo parlamentare dhe subjekteve politike opozitare dhe ideologji të ndryshme, të etnive të ndryshme.

Nga nënshkuresit e marrëveshjes së Përzhinos, vetëm LSDM-ja iu përgjigj thirrjes për këtë debat, ku Zoran Zaev tha se partia e tij është për ruajtjen e marrëveshjes së Përzhinos, duke lënë hapësirë për formimin e një qeverie ekspertësh. Ai gjithashtu tha se për zgjedhjet duhet të ketë një datë të kushtëzuar, ndërkaq partia e tij asnjëherë nuk ka kërkuar datë të saktë për zgjedhjet.

Nga të pranishmit, Janko Baçev nga Fronti Popullor është shprehur për zgjedhjet e 5 qershorit dhe ka deklaruar se partia e tij do t’ dorëzojë listat për kandidatët e mundshëm për deputetë.

PL-ja dhe PPD-ja janë të bindur se përgatitjet në terren pr zgjedhjet duhet t’i bëjë një qeveri e përqëndruar, u do të përfshihej edhe sektori qytetarë, që do të mundësonte kontrollin mbi shërbimet sekrete, reofrmat në media, regjistrim të popullatës, ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore, me lista të hapura.

Të tjerë si, Jove Kekenovski nga FRODEM, Stojançe Angellov nga Dinjiteti dhe Vesel Memedi nga RDK-ja, thanë se vendit i duhet një qeveri ekspertësh, me një mandat nga 6 deri 12 muaj./Telegrafi/