Në Kosovë veprojnë 2000 mini-ferma dhe 36 qumështore dhe kanë mbi 20 mijë të punësuar, tregojnë analizat e ekspertëve, që u prezantuan sot në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Gjatë debatit ekspertët e pavarur të angazhuar nga Komisioni theksuan se në këtë sektor duhet të përmirësohen kushtet .
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, bujqit 80 për qind në nivel të vendit përmbushin nevojat e tregut me qumësht. Në Komision pritet të miratohen konkluzat e më pas do të dërgohen në Kuvend. /Telegrafi/