Site icon Telegrafi

Mbi 20 mijë të punësuar në 8 muaj

Mbi 20 mijë është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës 8 mujore, janar-gusht të këtij viti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi në Facebook shifrat e gjeneruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në Qarqet kryesore në vend.

Sipas shifrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nga zyrat e punës në Qarkun e Tiranës janë punësuar 4. 406 persona dhe konkretisht në Tiranë 3 932 të punësuar dhe Kavajë 474.

2.933 është numri I të punësuarve në qarkun e Durrësit, ku sipas zyrave të punës, në Durrës janë punësuar 2552 persona dhe në Krujë 381. Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 1284 persona dhe konkretisht në qytetin e Elbasanit 731, në Gramsh 246, në Librazhd 191 dhe në Peqin 116 të punësuar.

Në Qarkun e Beratit janë punësuar gjatë muajve janar-gusht 1298 persona, ku në qytetin e Beratit kemi të punësuar 666, në Kuçovë 179 dhe Skrapar 453 të punësuar. Edhe për Qarkun e Fierit numri i të punësuarve gjatë kësaj periudhe arrin në 2300, dhe konkretisht në Fier kemi 1303 të punësuar, në Lushnje 782 dhe Mallakastër 215.

Në Qarkun e Korçës, 1721 të punësuar dhe konkretisht 934 në Korçë, në Devoll 131 Kolonjë 134 dhe Pogradec 522. Në qarkun e Vlorës 2183 të punësuar, ku në Vlorë janë punësuar 1430 persona, në Delvinë 119 dhe në Sarandë 634. Në Qarkun e Gjirokastrës janë punësuar 713 persona, dhe konkretisht në qytetin e Gjirokastrës kemi 367 të punësuar, në Përmet 264 dhe Tepelenë 82.

Qarku Dibër janë punësuar 597 persona, konkretisht në Dibër 150, Bulqizë 283 dhe Mat 164.

Po nga zyrat e punës edhe në Qarkun e Kukësit numri i të punësuarve arrin në 800, përkatësisht 483 të punësuar në qytetin e Kukësit, në Has 205 dhe Tropojë 112 të punësuar. Në qarkun e Lezhës 900 të punësuar dhe konkretisht në Lezhë 488, në Kurbin 226 dhe Mirditë 186.

Në qarkun e Shkodrës janë punësuar gjatë këtyre 8 muajve 1629 të punësuar, dhe konkretisht në Shkodër 1224 në Malësinë e Madhe 233 dhe në Pukë 172. /Telegrafi/

Exit mobile version