Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.
Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara: 500 € – 1 copë, 200 € – 1 copë, 50 € – 101 copë, 20 € – 1 copë, 5 € – 1 copë.
Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €.
Dogana bën të ditur se për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.
“Autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave”, theksohet në njoftim./Telegrafi/