Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në pronësi të kryetarit Gjini janë një shtëpi dhe një dyqan, dhe si pronë të përbashkët me bashkëshorten ai ka edhe një shtëpi tjetër e cila ka vlerën 150 mijë euro, një banesë po ashtu në vlerë 70 mijë euro, dhe truall në vlerë 40 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Gjakovës ka edhe një veturë, e cila kushton rreth 35 mijë euro.
Para të gatshme në institucione financiare, Gjini ka mbi 20 mijë euro.
Kursime ka edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Deklarimin e pasurisë së kryetarit Gjini mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Telegrafi/