Site icon Telegrafi

Mbi 20 kilogramë e dy metra e gjysmë i gjatë, pitoni futet në oborrin e një shtëpie në Tajlandë – “vjell” macen që e kishte gëlltitur

Mbi 20 kilogramë i rëndë dhe dy metra e gjysmë i gjatë, një piton ishte futur në oborrin e një shtëpie private në provincën tajlandeze Surin, ku shokoi familjen që po fshihej nga ky reptil gjigant.

Madje çifti bashkëshortor ishin të brengosur për sigurinë e fëmijëve, kështu i telefonuan ekipit të specializuar për kapjen e tyre, por aty u bën dëshmitarë të një skene tejet të tmerrshme, transmeton Telegrafi.

Pitoni derisa u kap nga ekspertët, nxori nga goja macen që dyshja e kishin kafshën e preferuar shtëpiake – duke e gëlltitur të tërën.

Fermeri Chalom Suksabai, 65-vjeç, gjatë një interviste dhënë për mediat lokale ka treguar sesi kishte dalë në oborr dhe kishte dëgjuar një zhurmë, që sipas tij e kishte shkaktuar macja.

Pa kaluar shumë kohë hasi në pitonin që tentonte të futej brenda shtëpisë, kështu menjëherë vrapoi për ta mbyllur derën.

E kur ekspertët e kapjes së reptilëve u shfaqën, kishin çfarë të shohin. Nxorën pitonin gjigant i cili “volli” macen që e kishte gëlltitur. /Telegrafi/

Exit mobile version