Nga tërmeti shkatërruar, më i rëndi në 60 vitet e fundit, që të premten mbrëmë goditi Markon, kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona dhe 1.400 tjerë janë në gjendje kritike.
Në anën tjetër, numri i të lënduar më lehtë shkon në mijëra, kurse shumë ndërtesa u shembën sikur të ishin të punuara nga letra, transmeton Telegrafi.
Warga maroko menjerit ketakutanhttps://t.co/l3NKXkJUC1
— sepp (@aseprivva) September 9, 2023
Tërmeti kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 Rihter, duke detyruar banorët e atjeshëm të braktisin shtëpitë e tyre nga frika se ato mund të shemben.
Zyrtarët lokalë thonë se pjesa më e madhe e rasteve me vdekje janë në zonat malore, që edhe vështirë se mund të arrihet deri te ato për shkak të infrastrukturës së dobët.
Detik detik saat kejadian gempa di marokopic.twitter.com/RcUDdmzAyB
— sepp (@aseprivva) September 9, 2023
Në Marakesh, qytetin më të afërt të epiqendrës së tërmetit, banorët kanë kaluar natën në ambient të hapur sepse frikësoheshin të futen nëpër pronat e tyre.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur godet tërmeti dhe banorët e kapluar nga paniku që vrapojnë e disa rrëzoheshin nëpër rrugë, derisa një pjesë e një ndërtesë shembet dhe bllokon rrugët.
Banorët e po të njëjtit qytet thanë se disa ndërtesa u shemben në pjesën e vjetër të qytetit – që është i ruajtur nga UNESCO. Televizionet lokale kanë shfaqur pamjet e minares së shembur të xhamisë, copëzat e të cilës përfunduan mbi veturat e parkuara. /Telegrafi/