Site icon Telegrafi

​Mbi 2.7 milionë raste me COVID-19, 190 mijë të vdekur në mbarë botën

Numri i rasteve të reja dhe i të vdekurve nga coronavirusi vazhdon të rritet. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar në 2 milionë e 709 mijë e 408 raste.

Ajo që bie në sy është se Spanja ka kaluar Italinë me numrin e rasteve. E para, me numrin më të lartë të rasteve është SHBA me 869 mijë e 172 raste, ndërsa Spanja parakaloi Italinë me 213 mijë e 24 raste. Italia aktualisht ka 189 mijë e 973 raste.

Edhe numri i të vdekurve është rritur. Në mbarë botën janë shënuar 190 mijë e 861 viktima nga Covid-19. SHBA është shumë pranë shifrës së 50 mijë viktimave. Aktualisht atje numërohen 49 mijë e 759 të vdekur.

Në vend të dytë është Italia me 25 mijë e 549 të vdekur, e ndjekur nga Spanja me 22 mijë e 157 të vdekur. Në vendin e 4 renditet Franca me 21 mijë e 856 të vdekur nga Covid-19. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version