Telegrafi

Mbi 1950 fëmijë lindën këtë vit në Gjakovë, këta janë emrat e preferuar

Bazuar në regjistrat e gjendjes civile, Komuna e Gjakovës këtë vit ka regjistruar 1955 lindje të reja që nga 1 janari i 2019 deri më 23 dhjetor 2019.

Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.

Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.

E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë.

Nga 1 janari deri më 23 dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.