Site icon Telegrafi

Mbi 1,900 raste të reja me COVID-19 në Itali, numri më i lartë që prej masave të bllokimit

Ministria e shëndetësisë tha të premten se Italia ka regjistruar 1,912 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ky është numri më i lartë ditor që nga fundi i bllokimit dhe nga 1,786 raste të reja të enjten.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, këto rezultate dolën pasi u bënë 107,000 teste, afër numrit rekord të regjistruar të enjten.

Veç kësaj, ministria tha se 20 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga 23 të enjten.

Si pasojë, numri i të vdekurve në Itali nga coronavirusi tani është 35,801.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Itali, përfshirë të ndjerët, të rikuperuarit dhe aktualisht pozitivë, tani është 306.235. /Telegrafi/

Exit mobile version