Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e Testit të Maturës.
Provimit sot po i nënshtrohen 19 mijë e 200 nxënës, ndërsa 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, problemeve që kishin me e-Kosova si dhe për shkak disa probleme të tjera.
Kujtojmë se kësaj here, Ministria e Arsimit ka lansuar në platformën e-Kosova paraqitja online e Provimit të Maturës Shtetërore.
Paraqitja online e provimit ka për qëllim ta lehtësojë punën e të gjithë maturantëve, shkollave, komunave dhe MAShTI-t në këtë proces./rtk/