Telegrafi

Mbi 180 persona përfshihen në rrahje masive në aeroportin e Hanoverit, demonstruesit kurdë dhe pasagjerët turq shkëmbejnë grusha e shqelma (Video, +18)

Një rrahje masive ka ndodhur në një aeroport të qytetit gjerman Hanover, mes kurdëve që protestonin kundër veprimeve ushtarake të trupave turke kundër forcave kurde në Siri, dhe pasagjerëve turq, shkruan Mirror.

Kurdët që ishin mbledhur në aeroportin e Hanoverit, u sulmuan nga pasagjerët turq, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen protestuesit duke valëvitur flamujt dhe shkëmbyer grushta e shqelma nga një grup burrash, derisa disa prej shtizat e flamujve i përdornin si armë të ftohta.

Sipas haz.de, policia gjermane është detyruar të përdor sprej për të qetësuar dhe shpërndarë të dy palët.

Ushtria turke ka filluar sulmin e madh ajror dhe atë tokësor në pjesën veriore të Sirisë, me të vetmin qëllim që të shkatërroj forcat e milicisë kurde të njohur si YPG.

Në këtë rrahje masive në aeroportin gjerman kanë marrë pjesë afro 180 persona, dhe e gjitha filloi kur kurdët protestonin kundër veprimeve ushtarake të Turqisë në Siri, veprim ky tej mase që nervozoi qytetarët turq që ato momente gjendeshin në këtë aeroport. /Telegrafi/