Site icon Telegrafi

Mbi 1,8 milionë kartela bankare shfrytëzohen në Maqedoni

Mbi 1,8 milionë kartela bankare për pagesa shfrytëyohen nga qytetarët e Maqedonisë. Pjesa më e madhe e tyre shfrytëzohet nga persona fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Visa” është brendi më i përfaqësuar i kartelave bankare. Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) tregojnë se personat juridik që përdorin kartela bankare janë vetëm 31.292, kurse persona fizik janë 1.830.948, në total 1.862.240 kartela bankare shfrytëzohen.

Gjithsej 19.348 kartela përdoren për blerje online, 19.300 nga të cilat përdoren nga persona fizik, kurse 48 nga persona juridik.

372.413 kartela janë kreditore, kurse 1.442.072 janë kartela debitore.

”Visa” kartela janë 1.096.072, kurse ”Mastercard” janë 667.907. 78.278 kartela janë të brendeve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version