Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me coronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
108,838 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe 404,497 janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 533,115, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 20,580, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19,468 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16,606 viktima.
Një tjetër vend i Evropës, Franca numëron 129,654 të infektuar dhe 13,832 viktima.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka më shumë se 9,875 të vdekur dhe mbi 78,991 të infektuar.