Site icon Telegrafi

Mbi 16 milionë euro gjoba kanë paguar qytetarët e Maqedonisë për pesë vite

Brenda një periudhe pesëvjeçare, qytetarët e Maqedonisë kanë paguar 16,5 milionë euro dënime. Kështu thonë të dhënat zyrtare që i ka siguruar portali Faktor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se mesatarisht 3,3 milionë euro pagesa janë bërë për çdo vit. Gjatë periudhës dyvjepare të krizës, ka patur më pak dënime të paguara. Më shumë dënime janë shqiptuar në periudhën 2014-2015, kurse më shumë në periudhën 2016-2017.

-2013 janë paguar 3 milionë euro
-2014 janë paguar 4,5 milionë euro
-2015 janë paguar 4,1 milionë euro
-2016 janë paguar 2,4 milionë euro
-2017 janë paguar 2,5 milionë euro

Dita ditës rriten zërat kritik për kulturë të ulët komunikacioni të qytetarëve të vendit. Nëpër rrjetet sociale janë krijuar grupe të ndryshme që denoncojnë rastet e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, ku raportohen edhe raste të personave zyrtarë. Kujdesi në komunikacion do të ishte zgjidhje për uljen e parregullsive./Telegrafi/

Exit mobile version