Telegrafi

Mbi 16 mijë persona hynë në Shqipëri brenda dy ditëve nga Kapshtica dhe Qafë-Thana

Festat e fundvitit kanë rikthyer në Shqipëri emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se për datën 24 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 6,576 shtetas dhe kanë dalë 2707. Ndërkohë në Qafë-Thanë kanë hyrë 3,069 dhe kanë dalë 3,045 shtetas.

Ditën e djeshme, 25 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë 5,055 shtetas dhe kanë dalë 1,463, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 1,989 dhe kanë dalë 2,791 shtetas, raporton A2 CNN. /Telegrafi/