Site icon Telegrafi

Mbi 15,000 restorante në Gjermani janë në rrezik falimentimi – mediat tregojnë problemet me të cilat po ballafaqohet kjo industri

Më shumë se 15,000 restorante, bare, si dhe kafene janë aktualisht në rrezik të falimentimit në Gjermani.

Kjo del nga një analizë e ofruesit të shërbimit të informacionit Crif të enjten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe kjo korrespondon me 12.6 për qind të kompanive të analizuara.

Në janar 2020, para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, numri i kompanive të tilla në rrezik falimentimi ishte 10.7 për qind, pra 12.662 kompani.

Sipas të njëjtave të dhëna, restorantet në Berlin vuajnë veçanërisht: këtu, 16.5 për qind e bizneseve janë në rrezik. Në Bavari dhe Rheinland-Pfalz, rreziku i falimentimit është më i ulëti në 10.5 për qind.

Po sipas tyre, gastronomia gjermane ende nuk është rikuperuar nga kriza e COVID-19 kur të ardhurat në pijetore ranë ndjeshëm.

E rënia e shitjeve shoqërohet edhe me më pak punonjës.

Për shkak të krizave të ndryshme, aktualisht ka një normë të reduktuar të TVSH-së prej shtatë për qind për ushqimin në industrinë e hotelerisë – por vetëm deri në fund të këtij viti.

Ndërsa nga viti 2024 do të tatohen sërish me 19 për qind në restorante. Kjo mund të çojë në më shumë falimentime në industrinë e hotelerisë, paralajmëron Crif.

“Vitin e ardhshëm, falimentimet në industrinë e hotelierisë do të vazhdojnë të rriten”, thotë Frank Schlein, Drejtor Menaxhues i Crif Germany.

Ndërkohë për vitin 2023, Crif aktualisht po parashikon 1600 falimentime në industrinë e hotelerisë, 36.5 për qind më shumë se në 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version