Site icon Telegrafi

Mbi 1,500 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3211 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1,502 qytetarë.

Janë 7,888 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Exit mobile version