Site icon Telegrafi

Mbi 150 studentë të infermierisë përfitojnë kontrata pune në Gjermani

Institucione të shquara shëndetësore gjermane kanë krijuar mundësinë për t’i punësuar mbi 150 studentë të Fakultetit të Infermierisë në UBT, për siç thuhet, ngaqë institucioni ka përgatitur profesionalisht këta studentë në aspektin teorik dhe praktik.

Studentët përfituan kontrata pune 5 vjeçare falë marrëveshjes që UBT ka me kompaninë “TG Personalconsulting”, të cilët kontributin e tyre profesional do ta japin në spitale dhe klinika të shtetit gjerman, thuhet në njoftimin e UBT.

Gjithashtu, mbi 150 studentët e punësuar në Gjermani kanë përfituar edhe bursa studimi, pasi që studimet e tyre do të paguhen nga spitalet ku ata kanë nënshkruar kontratat e punës.

UBT është qendër e inovacionit për mjekësi në Kosovë dhe rajon, e pajisur me mbi 100 laboratorë shkencor për të gjitha fushat e shëndetësisë: Infermieri, Stomatologji, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Interno, Pediatri, si dhe me pajisje të sofistikuar, ku çdo vit nxjerr kuadro të përgatitura profesionalisht në fushën e shëndetësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version