Italia është goditur nga mot i ndryshëm në rajone të ndryshme: në jug kanë shpërthyer zjarre dhe temperatura ekstreme të larta mbi 40 gradë celsius, kurse ne veri shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu e vërshime, raporton Ansa.
Në Sicili aktualisht janë regjistruar të paktën 15 vatra zjarresh, një pjesë e tyre janë shkaktuar nga faktori njeri, e tjerat nga temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme që po i shpërndajnë, transmeton Telegrafi.
Zjarret kanë kapluar periferinë e qytetit kryesor të Sicilisë, Katania, e siç raporton agjencia italiane e lajmeve, në Palermo për më shumë se 24 orë ka pasur të reshura të shiut.
https://www.youtube.com/watch?v=Z0yE608lxVQ
Trafiku në Palermo dhe Katania është ndalur, përfshirë edhe atë ajror për shkak të tymit që është ngritur në qiell nga vatrat e zjarrit.
Në shumë pjesë të ishullit banorët janë evakuuar, por ka pasur edhe përplasje mes ekipeve të shpëtimit dhe pronarëve të shtëpive që refuzonin të largoheshin nga pronat e tyre – pavarësisht që u rrezikohej jeta nga zjarri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=r1bbUzmyOx8