Policia konfirmon të vrarët në Munih (Video)
E plotësuar: Policia gjermane ka konfirmuar se tre persona janë vrarë gjatë sulmit në qendrën tregtare “OEZ”.
Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se numri i viktimave në lokalin e McDonalld’s-it mund të shtohet.
3 reported dead by Bavarian interior ministry, shooting at #OEZ reportedly began at a McDonalds #Munich https://t.co/n0FSl1lP1y
— Sky News (@SkyNews) July 22, 2016
——————————————————-
Reuters raporton se janë mbi 15 të vrarë në një qendre tregtare në jug të Munihut në Gjermani.
Former National Counter Terrorism Security Office Boss talks shooting at #OEZ shopping centre in #Munich https://t.co/qD1t8ja3pq
— Sky News (@SkyNews) July 22, 2016
Nga imazhet e televizioneve gjermane, shihen dhjetëra vetura të Emergjencës, jashtë qendrës, transmeton Telegrafi.
Tërë sistemi i transportit në Munich është ndërprerë shkaku i sulmit në qendrën tregtare “OEZ”. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë ka thënë se autoritetet ende janë duke evakuuar njerëzit nga kjo qendër tregtare.
#BREAKING Several dead in Germany shopping mall shooting: news agency
— AFP news agency (@AFP) July 22, 2016
Në ndërkohë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Michale S. Smith II, thotë se prapa sulmit qëndron ISIS-i. Këtë deklaratë e jep duke u bazuar në përhapjen e lajmit në rrjetet sociale që ndërlidhen me këtë organizatë terroriste.
Meiden Sie öffentliche Plätze in #München. Die Lage ist noch unübersichtlich. #oez #Schießerei
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) July 22, 2016
Sipas Policisë personi përgjegjës për të shtënat ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe ai nuk është kapur ende. /Telegrafi/
#MUNICH Video of scene of attack is being spread on IS-linked Telegram channels pic.twitter.com/tFB0oaRmT9
— Michael S. Smith II (@MichaelSSmithII) July 22, 2016
#MUNICH News of events in Germany is beginning to spread on IS-linked Telegram channels pic.twitter.com/6ZfsSQmsiZ
— Michael S. Smith II (@MichaelSSmithII) July 22, 2016